Ish-drejtori i parë i Policisë së Kosovës: Operacioni më i madh i yni ishte varrimi i ish-presidentit Rugova

Periskopi.com Lajme

Ish-drejtori i parë i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, ka kujtuar se para 22 vjetësh të gjithë kadetët që donin t’i bashkoheshin policisë ishin shumë të vullnetshëm për t’i dalë në ndihmë vendit.

“Të gjithë kadetët e Policisë së Kosovës ishin të vullnetshëm t’i dalin në ndihmë vendit dhe gjithmonë i zbatonin urdhrat gjatë trajnimeve të ndryshme. Të gjitha djemtë dhe vashat kishin shumë gatishmëri dhe ishin në gjendje toi kryenin të gjitha këshillat dhe trajnimet profesionale”.

Ahmeti në Klan Kosova tregoi se cila ishte sfida më e madhe në fillimet e para të shkollës së Policisë së Kosovës.

“Pas luftës njerëzit e kishin të vështirë të besonin se kjo polici ishte e tyre dhe në shërbim të tyre – është dashur bukur shumë të punohet që të pranoheshim nga qytetarët që jemi polici e qytetarëve dhe policinë shërbim të tyre”.

Reklamë
Ish-drejtori Ahmeti mes tjerash tregon se operacioni më i madh i Policisë së Kosovës ishte më 6 janar të vitit 2006 kur u varros ish-presidenti i vendit, Ibrahim Rugova.

“Kam qenë shumë gjatë në menaxhim të Policisë së Kosovës padyshim se shumë nga operacionet që kemi realizuar njëri nga operacionet më të mëdha që kemi realizuar ka qenë varrimi i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku të gjithë policët e vendit kanë qenë të angazhuar”.

“Një operacion tjetër shumë i madh ka qenë vizita në Kosovë e tashmë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Angazhimet tona kanë qenë të shumta dhe me shumë profesionalizëm i kemi realizuar ato”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se para 22 vjetësh pjesë e Policisë së Kosovës ishin 176 pjesëtarë teksa tani janë 9,180 policë.