Ish-drejtori në KEK ftohet të dëshmojë për rastin e korrupsionit ku akuzohet Mimoza Kusari me ministra tjerë

Ish-drejtori në KEK ftohet të dëshmojë për rastin e korrupsionit ku akuzohet Mimoza Kusari me ministra tjerë

Zyrtarët dhe ish zyrtarët shtetërorë që po akuzohen se kanë votuar që Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Istog, ai në Dinakcë dhe ai në Radavc të kalojnë në pronësi të kompanisë “Limak-Çalik” janë përballur me një dëshmitar të ftuar nga ana e Prokurorisë.

Në mesin e këtyre zyrtarëve në rastin “Falja e hidrocentraleve” janë katër ish ministra të Qeverisë Thaçi 2: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq.

Dëshmitari i cili dëshmoi sot ishte Edmond Nulleshi.

Lënda në fjalë rrezikon të parashkruhet nëse ritmi aktual i punëve në gjykim vazhdon.

Shpërndaje në: