Ish e dashura e quan psikopat Ronaldon

Ish e dashura e quan psikopat Ronaldon

Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë telashe me ish të dashurat e tij.

Jasmine Lennard nuk i ndal akuzat ndaj Cristiano Ronaldos.

Ish e dashura e sulmuesit të Juventusit përpara 10 vitesh, e bërë e famshme në “Big Brother” në Angli ka vazhduar të rrëfehet për portugezin, të cilin mes të tjerash e quan edhe një psikopat.

“E kam marrë atë në veturën time, krejtësisht të zhveshur. Jo më mirë të them se kishte të veshur një palë këpuca të larta”.

“Ai është një psikopat dhe këtë do ta kuptoni shumë shpejt”.

“Nuk desha ta merrja në dhomën time të hotelit. Më pas mora mesazhe elektronike, i kam të gjitha të ruajtura dhe së shpejti do ta shihni personalitetin e vërtetë të tij”, ka theksuar Lennard.

Ronaldo është në proces gjyqësor me modelen amerikane Kathryn Mayorga, e cila e akuzon atë për përdhunim.

 

Shpërndaje në: