Ish e dashura e Ronaldos: Ai është psikopat dhe gënjeshtar, kam fakte për ta shkatërruar

Ish e dashura e Ronaldos: Ai është psikopat dhe gënjeshtar, kam fakte për ta shkatërruar

Cristiano Ronaldo është aktualisht në Dubai, dhe e dashura e tij është Georgina Rodriguez, me të cilën ai ka vajzën Alan Martin.

Edhe pse fat me Georgina, jo të gjitha të dashurat e mëparshme të lojtarit të famshëm të futbollit kanë fjalë të mira për marrëdhëniet e tyre.Ronaldo është goditur vazhdimisht nga kritikat dhe akuzat serioze të ish-të dashurve që e kanë akuzuar për sjellje agresive. Midis tyre ka pasur disa nga ato që dyshohet se ishin së bashku me Ronaldo, transmeton KosovaPress.

Modelja Jasmine Lennard ishte në lidhje me Ronaldo para 10 vjetëve, dhe siç pretendon, ajo ka qenë në kontakt me futbollistin gjatë disa muajve të fundit. Ajo përmes Twitter ka folur rreth raporteve me futbollistin portugez, duke e akuzuara se është një person shumë i keq, i cili fsheh fytyrën e vërtetë, derisa në publik prezantohet si person familjar. “Kam qindra mesazhe të tij në të cilat ai qesh derisa flet se si abuzon psikikisht nënën e fëmijëve të tij dhe e trajton atë si një m… Ka mesazhe se si e mashtron dhe mesazhe që përshkruajnë pushtimet e tij seksuale. Biseda të thella në të cilat pranon se ka probleme serioze mendore dhe ku zbulon të gjitha gënjeshtrat për fëmijët e tij dhe nënën e tyre. Ai është një dhunues dhe gënjeshtar. E gjithë jeta e tij është një gënjeshtër. Psikopat i mallkuar!”, shkruan Jasmine. Ajo madje shkroi në një nga komentet e saj se Ronaldo kërcënoi atë dhe familjen e saj, duke shtuar se asaj nuk iu lejua të fliste, pasi ishte e frikësuar nga fakti se Ronaldo është një person shumë i fuqishëm, i cili është gati për gjithçka.
/Periskopi

Shpërndaje në: