Ish futbollisti anglez na befason të gjithëve: Messi dhe Ronaldo mund të luajnë sezonin tjetër së bashku tek PSG

Ish futbollisti anglez na befason të gjithëve: Messi dhe Ronaldo mund të luajnë sezonin tjetër së bashku tek PSG

Ish-reprezentuesi anglez, Paul Merson e konsideron shumë të pamundur vazhdimin e Cristiano Ronaldos në “Old Trafford”, duke thënë se portugez mund të mos përputhet me preferencat e Eriken ten Hag, trajnerit të ri të klubit.

“Do të isha shumë i befasuar nëse ten Hag e do Ronaldon. Ai do të duhet të rindërtojë të gjithë ekipin dhe Cristiano është 37 vjeç”, tha anglezi, duke hedhur një hipotezë që nëse konfirmohej do të ishte një ‘bombë’ e madhe.

“Unë e shoh PSG-në si një shans për Ronaldon, sepse ai mund të jetë, në afat të shkurtër, zëvendësuesi i Mbappé. Objektivi i PSG-së është të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo është një vlerë e mishëruar në kompeticion. Ai shënon gola, shet fanella dhe ka arritur gjithçka në Champions League. Liga franceze është e lehtë për PSG-në dhe ata mund të fokusohen në fitimin e Ligës së Kampionëve. Ndoshta sezonin e ardhshëm do të shohim Ronaldon dhe Messin, dy nga më të mirët e të gjitha kohërave, në të njëjtin ekip”, përfundoi Merson, duke folur për Sportskeeda.

Shpërndaje në: