Ish-futbollisti i Man Cityt shokon me dëshminë e tij: Kam bërë marrdhënie me 10 mijë femra

Periskopi.com Sporti

Çështja ligjore për ish-futbollistin e Manchester Cityt, Benjamin Mendy, duket se është larg përfundimit teksa vijojnë seancat gjyqësore për 8 akuza përdhunimi që rëndojnë ndaj sulmuesit francez.

Këtë të enjte, “The Mirror” ka publikuar detaje nga dëshmia e futbollistit dhe një prej “viktimave” të përdhunimit.

Sipas medias britanike, Mendy është shprehur se ka bërë s*ks me 10 mijë femra.

“Nuk ka asnjë problem, kam bërë s*ks me 10 mijë femra” – është shprehur Mendy.

Nuk dihet se sa e vërtetë është një deklaratë e tillë. Gjatë seancës së sotme, është trajtuar rasti i përdhunimit të një vajze në vitin 2020, të cilën Mendy e kishte ftuar në rezidencën e tij luksoze.

Ata ishin futur në një prej dhomave “sekrete”, ku sipas pretendimeve të saj, Mendy e kishte hapur përmes sistemit të njohjes së gishtit (fingerprint system).

Më tej, ai i kërkoi telefonin vajzës dhe i ka parë të gjitha fotot që kishte.

Sipas dëshmisë së vajzës, në rezidencë ishte dhe sulmuesi i Manchester United, Xhesi Lingard, pretendime që nuk janë vërtetuar.

Pasi kanë biseduar në dhomë, Mendy i ka kërkuar vajzës që të zhvishet.

Dëshmia e vajzës: Më tha që të zhvishem për të më parë trupin, por pa më prekur. Pasi u zhvesha, ai më kërkoi që të bënim seks. E hodhi telefonin tim në krevat. Kur unë shkova për ta marrë, ai më shtyu në shtrat, dhe erdhi pas meje dhe më detyroi që të kryeja marrëdhënie me të./ SYRI.net