Ish-gazetarja e BBC-së var veten pasi humb fluturimin

Ish-gazetarja e BBC-së var veten pasi humb fluturimin

Ish-gazetarja e BBC-së të cilën e quanin “sypatrembur” , Jacqueline Sutton vari veten në banjo të aeroportit pasi i kishte ikur aeroplani, është thënë pas hetimeve gjyqësore.

Duke folur në seancë, motra e ish-gazetares së BBC-së, Jenny tha se motra e saj kishte përjetuar një moment “ekstrem të panikut”, pasi mori këtë vendim për të vrarë veten, transmeton Klan Kosova.

Reporterja e luftës Jacqueline Sutton, u gjet e varur në një dhomë fjetjeje të vogël në aeroportin Ataturk të Stambollit, pasi humbi një fluturim për në Irak tetorin e kaluar.

Miqtë e Sutton kanë shprehur shqetësimet pasi mjeku ligjor, Andrew Walker kishe shpallur vendimim e vetëvrasjes së saj.

Ai i tha gjykatës se “Ajo ishte alarmuar deri në çmenduri pasi kishte humbur avionin e saj”.

“Ajo i kishte thënë  stafit se nuk kishte para për të paguar për një tjetër dhe filloi duke qarë. Ata i thanë asaj se nuk mund të bëjnë asgjë lidhur me këtë rast”.

Shpërndaje në: