Ish-gjyqtari kujton ndryshe Cristianon: Simulonte shumë, më dha një fanellë me autograf

Ish-gjyqtari kujton ndryshe Cristianon: Simulonte shumë, më dha një fanellë me autograf

Ish-arbitri Mark Hasley, një intervistë të dhënë për ‘The Sun’,  ka kujtuar përplasjet e tij me Cristiano Ronaldon.

“Mbaj mend Liverpool-Manchester United nëAnfield në dhjetorin e 2007-ës. Para ndeshjes i kam thënë: ‘Kujdes, mos u hidh shumë sepse nuk do të jap asnjë faull’. Ai ka qeshur, por ka injoruar gjithçka i kisha thënë. Në aksionet e para është hedhur dhe ka hapur duart për të kërkuar faull. I kam thënë: ‘Çfarë të thashë?’”, ka thënë Hasley.

“Nuk kam dyshime se pas atyre ndeshjeve, Sir Alex Ferguson dhe shokët e skuadrës kanë punuar shumë në mënyrë që ai të ndryshonte dhe mendoj se ia kanë dalë duke parë rezultatet që ka arritur Cristiano Ronaldo”.

Halsey ka kujtuar edhe një ndeshje tjetër, por nga kjo ndeshje mbante një kujtim të mirë.

“Ka qenë 2006-ta dhe kam drejtuar Cristiano Ronaldo-n në një ndeshjes mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit. Ai ka ardhur në dhomat e zhveshjes dhë më ka dhuruar një fanellë të tijnë me autograf. ‘Të uroj më të mirën’. Kam kuptuar se ishte një djalë i mbarë edhe pse pse në Premier League kemi patur disa përplasje”.

Shpërndaje në: