Ish kandidati i AKR-së për deputet mashtroi sirianin, ia mori 300 mijë euro

Ish kandidati i AKR-së për deputet mashtroi sirianin, ia mori 300 mijë euro

Ish-kandidati për deputet i AKR-së dhe i prezantuari si këshilltar i Agim Bahtirit, Sami Bilalli, po hetohet nga prokuroria pasi dyshohet të ketë mashtruar një sirian me prejardhje shqiptare.

Bilalli dyshohet t’i ketë marrë mbi 300 mijë euro atij, kinse për të ndërtuar komplekse banesore, raporton KTV.

Në komunën e Mitrovicës Jugore, mohojnë se Bilalli paguhej nga buxheti i komunës, por disa herë, në ueb-faqen e komunës, në lajme të ndryshme ai është paraqitur si këshilltar i kryetarit Bahtiri.

Madje, aktiviteti i fundit, ishte para rreth një muaji, ku siç thuhet në një lajm publikuar në ueb-faqen zyrtare, dy gra që merreshin me biznes nga Emiratet e Bashkuara, kishin qëndruar në Mitrovicë, sërish për aktivitete humanitare.

Përfaqësuesja ligjore e sirianit Arnaout, Fehmie Gashi – Bytyqi, akuzon prokurorinë për neglizhencë në këtë rast.

KTV-ja ka provuar të vërë kontakt me Bilallin, kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare për AKR-në, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Shpërndaje në: