Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut punësohet si drejtor në komunën e Shtimës

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut punësohet si drejtor në komunën e Shtimës

Dega e PDK-së në Shtime ka thënë se kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, ka emëruar për drejtor ish-kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka.

PDK ka thënë se emërimi i tij si drejtor tregon jo seriozitet dhe injorancë ndaj qytetarëve të Shtimes.

“Përmes këtij reagimi publik shprehim shqetësimin e kësaj vonese, por edhe më keq emërimin e personave nga komunat fqinje në këtë rast emërimin e drejtorit të Drejtorisë për Prokurim (i pa çertifikuar) dhe nga komuna e Kaçanikut, Jeton Raka, ish kandidat i VV-së për kryetar. Kjo qasje tregon jo seriozitet, pa përgjegjeshmëri dhe injorancë e tejskajshme ndaj qytetarit të Shtimes, kur dihet se në komunën e Shtimes ka njerëz mjaft të kualifikuar për t’i dal zot kësaj pune.”, thuhet në reagimin e PDK, transmeton Periskopi.

Reagimi i tyre:

Ekzekutivi i Komunës së Shtimes po i mban të fshehur emërimet e drejtorive komunale
Ndonëse pushteti lokal i udhëhequr nga Qemajl Aliu është vonuar në emërimin e drejtorëve komunale ende nuk ka publikur njoftimin zyrtar dhe nuk e ka kompletuar në tërësi emërimin e drejtorive dhe nënkryetarit të Komunës.

Përmes këtij reagimi publik shprehim shqetësimin e kësaj vonese, por edhe më keq emërimin e personave nga komunat fqinje në këtë rast emërimin e drejtorit të Drejtorisë për Prokurim (i pa çertifikuar) dhe nga komuna e Kaçanikut, Jeton Raka, ish kandidat i VV-së për kryetar.

Kjo qasje tregon jo seriozitet, pa përgjegjeshmëri dhe injorancë e tejskajshme ndaj qytetarit të Shtimes, kur dihet se në komunën e Shtimes ka njerëz mjaft të kualifikuar për t’i dal zot kësaj pune.

Edhe pse ekzekutivi është i ndërtuar mbi bazën e koalicioneve të shumë subjekteve politike në Shtime (LDK, AKR) nuk ka arritur të gjej persona adekuat brenda komunës dhe persona kompetent të kualifikuar dhe kjo nuk vije si pasojë e asaj se në Shtime nuk ka njerez, por qellimi kryesor është rahatimi i militanteve partiak të VV-së.

Qytetari i Shtimes duhet të jetë prioritet i Komunës së Shtimes!

Shpërndaje në: