Ish kandidati për president të Francës skuqet nga marrja pasi e parkon keq veturën

Ish kandidati për president të Francës skuqet nga marrja pasi e parkon keq veturën

Kur je për ngut është tunduese të rrezikosh paksa në parkimin e veturës – por ajo që i ka ndodhur një deputeti francez lë të kuptohet se gjithmonë duhet pasur kujdes për një gjë të tillë.

Jean Lassalle, 65 vjeçar, ishte vonë për ta shikuar një ndeshje të ragbit ku do të paraqitej i biri i tij në qytetin jug-perëndimor të Bedous të dielen.

“Isha vonë. E pashë këtë vend të mahnitshëm dhe e parkova aty,” i tha ai mediumit lokal France Bleu, përkthen Periskopi.

Por gabimi i tij shpejt u bë i qartë: “I pashë (policinë) që po më afroheshin gjatë ndeshjes,” tha Lassalle.

“Kur ma shpjeguan situatën… papritmas e kuptova,” shtoi më pas.

Zotit Lassalle, që është një deputet i pavarur që garoi për president në vitin 2017, iu tha se vetura e tij ishte lënë në një vend të gabuar.

Madje, ata shtuan se vetura e tij po e bllokonte udhëtimin e një treni pasagjerësh.

“Isha krejt i befasuar,” tha z.Lassalle që më pas kishte shkuar me shpejtësi te vetura dhe e kishte larguar prej aty.

“Treni ishte përnjëmend duke pritur veturën time të largohej,” tha ai. “Iu kërkova falje pasagjerëve. Të gjithë u sollën mirë.” /Periskopi

Shpërndaje në: