Ish këshilltari i Agim Bahtirit mbron deputeten që u dënua me tri vite burg

Ish këshilltari i Agim Bahtirit mbron deputeten që u dënua me tri vite burg

Ish kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Avni Zogiani dhe ish këshilltar i Agim Bahtirit, ka reaguar pasi që gjykata në Prizren dënoi deputeten e partisë së tij me tri vite burgim.

Zogiani që dikur ishte edhe këshilltar i Agim Bahtirit e ka mbrojtur deputeten e VV-së, Jetmire Vrenezi dhe ish drejtorin e inspektoratit në Prizren.

Reagimi i Avni Zogianit:

Nje rast i vetem ku pushteti dhe inspektoret denohen duke mbrojtur interesin publik sado qe mund te kete ndodhe ndonje shkelje, eshte ky i Prizrenit…
Shumicen e kohes inspektoret e zyrtaret kapen duke shkelur interesat e publikut per interesa private dhe kryesisht nuk denohen…
E shifni dallimin? Shkelja e interesave publike nuk denohet, por denohet shkelja e interesave private.
Nuk them se interesat private s’duhet te mbrohen, por kush e mbron ate qe mbron interesin publik?!

 

Shpërndaje në: