Ish-këshilltari i dorëhequr i Putinit shtrohet në spital: Dyshime për helmim

Ish-këshilltari i dorëhequr i Putinit shtrohet në spital: Dyshime për helmim

Një ish-këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, është shtruar në një spital të panjohur në Perëndim për përkujdesje intensive pas një përkeqësimi në sistemin nervor, shkruan Deutsche Welle, përcjell Periskopi.

Diagnozat e para tregojnë që Anatoly Chubais është duke vuajtur nga sindromi Guillain-Barre, sipas një shkrimi në Telegram nga një familjar.

Guillain-Barre është një çrregullim i rrallë në të cilin sistemi imunitar sulmon nervat. Megjithatë, hetuesit janë duke përcjellur me kujdes rastin pas raportimeve të fundit ku shumë kundërshtarë të Putinit ishin helmuar për vdekje.

Chubais, që kishte dhënë dorëheqje dhe ishte larguar nga Rusia menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, nuk kishte treguar arsyet e largimit. Dorëheqja e tij ishte e nivelit më të lartë në serinë e largimeve të zyrtarëve.

Ai është figurë e mirënjohur në Rusi, duke mbajtur poste të larta  që nga vitet e 90-ta. /Periskopi/

Shpërndaje në: