Ish-këshilltari i Kurtit akuzon ministren Nagavci se po i fshinë komentet ku kërkohet bartja e shamisë në shkolla

Ish-këshilltari i Kurtit akuzon ministren Nagavci se po i fshinë komentet ku kërkohet bartja e shamisë në shkolla

Tash e disa ditë ka nisur një nismë ku kërkohet të ndryshohet ligji për bartjen e shamisë në shkolla, shkruan Periskopi.

Por drejt ministres Arbërie Nagavci ka hedhur akuza ish-këshilltari i jashtëm politik i kryeministrit Kurti, Durim Berisha.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar nga Nagavci që ta fshijë  nenin 3 paragrafi 1.13 nga UA 06/2014, derisa akuzoi atë se po largon komentet të cilat kërkojnë ndryshimin e ligjit për shaminë.

“Ministre, kam treguar respekt gjate tere kesaj kohe, por eshte koha qe te veproni.

Me UA eshte cenuar liria e arsimit, ndersa me fshirjen e komenteve po cenoni lirine e fjales.

Por s’do te mund te fshini pergjegjesine tuaj e as vullnetin per te realizuar kete kerkese te ligjshme”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Ministrja znj. Arbërie Nagavci në vend që t’i fshinë komentet me hashtag #ndryshojeni_ua_për_shaminë nga faqja e saj Arbërie Nagavci, do duhej ta kishte fshire nenin 3 paragrafi 1.13 nga UA 06/2014.

Ministre, kam treguar respekt gjate tere kesaj kohe, por eshte koha qe te veproni.

Me UA eshte cenuar liria e arsimit, ndersa me fshirjen e komenteve po cenoni lirine e fjales.

Por s’do te mund te fshini pergjegjesine tuaj e as vullnetin per te realizuar kete kerkese te ligjshme.

Lirisht bllokom edhe ne FB, por s’do keni mundesine te bllokosh nismat ligjore e as pergjegjesine tuaj politike dhe juridike.

 

Kujtojmë se dje BIK-u i ka kërkuar kryeministrit Kurti dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Shpërndaje në: