Ish-këshilltari i Kurtit i drejtohet Prokurorisë për pasaportën diplomatike të Valdrin Sahitit

Ish-këshilltari i Kurtit i drejtohet Prokurorisë për pasaportën diplomatike të Valdrin Sahitit

Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë me dije se i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit për hetime për pasaportën diplomatike të disenjatorit Valdrin Sahiti.

Në llogarin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar përgjigjne e Prokurorisë së Shtetit, lidhur me kërkesën e tij.

Nga ky institucion i kanë thënë se parashtresa e tij i është dërguar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, meqë kjo prokurori ka kompetencë për të zhvilluar hetimet.

“Lidhur me këtë, ju njoftojmë se parashtresën e juaj ia kemi dërguar në kompetencë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që ajo prokurori ka kompetencë për të zhvilluar hetimet. Në të ardhmen për ecurinë e lëndës i drejtoheni Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Berisha.

Shpërndaje në: