Ish-këshilltari i Kurtit: Jam i fascinuar me programin e Përparim Ramës

Ish-këshilltari i Kurtit: Jam i fascinuar me programin e Përparim Ramës

Analisti Shkëlzen Gashi thotë se do të votojë për Përparim Ramën këtë të diel kur do të votohet për zgjedhjet lokale në vendin tonë. Ai ka kritikuar liderin e VV’së Albin Kurti për qeverisjen në Prishtinë, pasi sipas tij për tetë vjet Prishtina u qeveris nga Shpend Ahmeti i cili i mbështet nga Kurti.

“Kur e kam lexuar programin, që është programi i parë më duket i publikuar prej krejt kandidatëve të partive politike për kryetarë të kryeqytetit, unë duhet me thënë se jam fascinuar për të mirë”, tha Gashi.

“Për herë të parë Prishtina për 22 vjet pas luftës më në fund ka program. Një kandidat i një partie politike për kryetar të kryeqytetit na del me program’, shtoi ai në Rubikon të Klan Kosovës.

“Vota ime do të shkojë për z.Rama”, theksoi Gashi.

“Për këtë nuk po kuptohet prej një pjese të qytetarëve që po kanë probleme themelore sikurse uji. Kur ju prezanton njerëzve kësi programi, këta nuk mundem me përceptuar këtë, sepse kanë problem me ujë”, shpjegoi ai.

“Prishtina tetë vjet pas qeverisjes së Vetëvendosjes ka probleme themelore. S’ka ujë 24 orë, ka probleme me mbeturina, ka problem me trotuare që janë të uzurpuara, ka problem me transport publik, ka problem me parkingje që nuk i ka bërë për tetë vjet, ka probleme me qentë endacakë”, theksoi Gashi.

Shpërndaje në: