Ish-këshilltari i Kurtit mbështet idenë e Përparim Ramës për liqe artificial te stadiumi i Prishtinës

Ish-këshilltari i Kurtit mbështet idenë e Përparim Ramës për liqe artificial te stadiumi i Prishtinës

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi po e përkrah idenë e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama lidhur me ndërtimin e liqenit artificial në kryeqytet.

Ja postimi i plotë:

Ideja që pasi të jetë ndërtuar stadiumi i ri i Prishtinës diku në periferi të qytetit e sipas standardeve ndërkombëtare, stadiumi aktual i Prishtinës (që është në qendër të qytetit) të shndërrohet në park, është fort kreative e fort e guximshme. Propozuesi i kësaj ideje shtoi se NDOSHTA në vend të stadiumit do të mund të krijohej edhe një liqe artificial, por NDOSHTA është dashur që të propozonte ndërtimin e ndonjë qendre tregtare, në mënyrë që të kënaqeshin mendjet betondashëse.

Shpërndaje në: