Ish-këshilltari i Agim Bahtirit, Avni Zogiani bën përgjegjës edhe analistët e gazetarët për dhunën

Ish-këshilltari i Agim Bahtirit, Avni Zogiani bën përgjegjës edhe analistët e gazetarët për dhunën

Ish-këshilltari i Agim Bahtirit dhe zyrtari i VV-së, Avni Zogani, thotë se edhe opinionistët që dalin nëpër studio televizive dhe gazetarët që flasin si pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë janë përgjegjës për dhunën, jo vetëm reperët nëpër këngët e tyre.

“Po tere ajo pjese e kultures qe thekson lluksin dhe vullgarizon seksin, e qe jo domosdoshmerisht i takon rap-it, por gjindet ne pjeset tjera te kultures qe prodhohet e imponohet qe nga niveli parashkollor?! Po per tipa qe dalin si opinionistë neper studiot e televizioneve qe flasin e akuzojne deri ne vrasje sepse “m’ka thene mue njeni”, edhe per kte duhet te fajesohet rap-i?! Po kur futeni ne sistemin e konspiracioneve qe i sherben luftes suaj politike dhe mundoheni ta forconi propaganden politike, aty nuk shifni asnje nxitje per dhune?”, ka shkruar ai.

“Po edhe fakti qe per secilen situate kur na shperthen nje dhune mundoheni te gjeni nje viktime dhe gjithçka ta hedhni aty, ne ate gropen qe e krijoni vete, e nuk e shifni fare veten pergjegjes, sepse ne fund te fundit jeni ju ata qe po gjeneroni kete opinion publik te tille çfare eshte, edhe ketu fajin e kane rap-erat?”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: