Ish-komandanti Koshares zbulon marrëveshjen që kishte me Nasim Haradinajn e Agim Ramadanin

Ish-komandanti Koshares zbulon marrëveshjen që kishte me Nasim Haradinajn e Agim Ramadanin

Në emisioni Kojshia Show, këtë javë mysafir ishte komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, i cili ishte edhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Haradinaj.

Berisha ka folur për njohjen që ka pasur me Agim Ramadanin.

Ai thotë se Agimi ka qenë një strateg i rrallë.

“Flijimi i Agimit për mua ka qenë dita më e vështirë e jetës. Nuk kam ditur as t’i kontrolloj emocionet në ato kohë”.

Berisha ka treguar edhe për një takim në kohë lufte mes tij e Agim Ramadanit me Nasim Haradinajn si i dërguar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në atë takim kemi arritur të bashkojmë organizimet ushtarake dhe i gjithë armatimi e municioni që është blerë qoftë nga Fondi i 3% apo “Vendlindja thërret” të përdoret bashkë për çlirimin e Kosovës në Betejën e Koshares. Ishte marrëveshje për bashkimin e forcave dhe të luftohet pa ngjyra politike. Kush ka dashur politikë, nuk ka pasur vend në kazermë. Atë që kanë dashur politikë e kanë pasur derën e hapur”.

Ish-komandanti i Koshares thotë se në betejë është luftuar vetëm me një emblemë.

“Kemi pasur vija të ndryshme mobilizuese por vetëm një emblemë. Nje pjesë përmes Ministrisë së Mbrojtjes, një pjesë përmes Shtabit të Përgjithshëm e ka pasur luftarë që janë mobilizuar vet dhe kanë ardhur drejtëpërdrejt. Pra na ka dalluar vetëm vija mobilizuese e jo kauza”, deklaroi tutje Berisha

Shpërndaje në: