Ish kreu I AKI-së jep detaje për rastin e “Shtëpisë së Verdhë

Ish kreu I AKI-së jep detaje për rastin e “Shtëpisë së Verdhë

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj ka zbuluar disa nga atentatet që ishin planifikuar për t’u bërë nga Shërbimi Sekret serb për t’u kryer në Kosovë.

Smakaj deklaroi se në vitin 2014, Shërbimi Sekret serb kishte tentuar të vriste asokohe kryeministrin e vendit, Hashim Thaçin.

Përpos kësaj, Smakaj tha se në vitin 2009 kishte patur tentim për të bërë trafikim të organeve.

“Tentimin për të blerë trafikimin e organeve, pra në 2012-2013, kemi pasur p.sh rast në atë kohë janë përdorur na u ka dashtë me dekonspiru për të bartur mbetje mortore me ndihmën e shpejtë nga territori i Kosovës të vendosen në veri të Shqipërisë, te ajo shtëpia e famshme e verdhë. Për të dërguar ekipet e task-forcës hetuese asokohe që me i gjetë trupat mortore serbe edhe me i ndërlidhë me raportin e Dick Martyt”, deklaroi ai në T7.

Smakaj theksoi se institucionet e Kosovës pavarësisht që të reja, veprimtarinë e kanë pasur efektive.

“Ajo çfarë neve na ka kufizuar ka qenë operimi jashtë territorit të Kosovës”, shtoi Smakaj.

Shpërndaje në: