Ish-kryeministri rus: Besoj se Putin do të largohet nga posti brenda 3 muajve

Ish-kryeministri rus: Besoj se Putin do të largohet nga posti brenda 3 muajve

Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, beson se Vladimir Putin mund të largohet nga posti i tij brenda pak muajve, shkruan Sky News, përcjell Periksopi.

Ai tha se janë tre faktorë që “janë duke u rritur vazhdimitsht” që mund të nxisin largimin e liderit rus.

Si arsye të parë, ai përmend faktin që ushtria ukrainase ka mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Si arsyse të dytë, ish-zyrtari rus përmendi urdhërin e Putinin për mobilizim që ka nxitur trazia përbrenda rusisë, dhe si rezultat i kësaj ai është duke humbur mbështetjen popullore

Kurse, si aryse të tretë ai përmendi efektin në rritje të sanksioneve perëndimore.

“Unë besoj se brenda 3 apo 4 muajve do të ketë një ndryshim i madh”, tha Kasyanoc për Sky News.

Ai beson se zyrtarët rusë nuk do të jenë në gjendje ta largojnë Putinin, por ai mund ta marrë këtë vendim vet. /Periskopi/

Shpërndaje në: