Ish-kryepacienti i Kosovës trishtohet pasi iu skadon afati vaksinave

Ish-kryepacienti i Kosovës trishtohet pasi iu skadon afati vaksinave

Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës, ka komentuar skadimin e afatit të 133 mijë vaksinave AstraZeneca, duke thënë se është e shëmtuar kur dihet se janë donacion i një shteti mik.

Kodra ka thënë se edhe shumë vaksina të tjera do t’iu skadojë afati sepse sipas tij, Kosova nuk ka politika që janë të bazuara në evidencë, transmeton Periskopi.

“Por, është e trisht me pa që kanë skadu vaksina që janë donacion i një shteti mik siç është Norvegjia! Edhe më e trisht se kaq është që afati i vaksinave ka skaduar jo se nuk ka pas kush me i marrë por si rezultat i dezinformatave nga opozita e mungesës së informatave nga pozita!

Për krejtë këto faturen me vdekje po e paguajn qytetarët e të mundit për të kursyer ndonjë jetë stafi shëndetësor.”, ka shkruar ai.

Ndryshe 133 mijë vaksina të AstraZeneca janë hedhur në bërllok si pasojë e skadimit të afatit.

Postimi i tij i plotë:

Skadimin e afatit të vaksinave e pata paralajmruar ende pa blerë vaksina, nuk është diçka e re!

Kanë skadu këto, do të skadojnë edhe të tjera, sepse nuk kemi politika që janë të bazuara në evidencë! Ende nuk e dijm sa vaksina kanë me na u dashtë.

Por, është e trisht me pa që kanë skadu vaksina që janë donacion i një shteti mik siç është Norvegjia! Edhe më e trisht se kaq është që afati i vaksinave ka skaduar jo se nuk ka pas kush me i marrë por si rezultat i dezinformatave nga opozita e mungesës së informatave nga pozita!

Për krejtë këto faturen me vdekje po e paguajn qytetarët e të mundit për të kursyer ndonjë jetë stafi shëndetësor.

Polarizimi i akterëve politik, shoqërisë civile e mediave etj … në këtë kohë, veç Deltës i sherben! Kjo kohë do unitet për të kaluar krizen. Kuptojeni, kurrr nuk kemi qenë më keq!

Me gjith dallimet e stërmëdha që kemi ne menaxhimin e pandemisë, është kohë që më shumë duhet bashkëpunim se sa kritika. Pas tejkalimit të gjendjes, institucionet e drejtësisë janë ato që duhet të thonë fjalën e tyre. Madje kanë shumë për të thënë.

Vaksinë, vaksinë, vaksinë … mos e lëshoni rastin.

 

Shpërndaje në: