Ish-kryetari Bordit të Trustit: Tani aty s’ka kush merr vendime, situata është me rrezik

Ish-kryetari Bordit të Trustit: Tani aty s’ka kush merr vendime, situata është me rrezik

Gjendja me kursimet pensionale nuk është aspak e mirë. Po raportohen se ka humbje të milionëshe të kursimve. Lidhur me këtë problem, për Nacionalen është deklaruar ish-kryetari i bordit të Trust-it, Ymer Havolli.

Havolli i ka thënë Nacionales se mungesa e bordit të Trusit është rrezik serioz për investimet e kursimeve pensionale.

Ai ka thënë se, duke e parë falimentimin e bankave, në Trust s’ka kush të merret me parandalimin e rrezikut për humbje.

Qëndrimi im rreth kesaj është i shkurtër: me zhagitje të konstituimit të bordit, po sillen në rrezik serioz investimet e Trustit. Tani aty s’ka kush merr vendime, situata është me rrezik potencial, kur po falimentojnë bankat” – ka thënë ai.

Shpërndaje në: