Ish-lojtari i PSG-së që luajti me brazilianin: Neymar humbi magjinë e tij kur erdhi ne Francë

Ish-lojtari i PSG-së që luajti me brazilianin: Neymar humbi magjinë e tij kur erdhi ne Francë

Thomas Meunier tha se koha e Neymar në Paris Saint Germain ka pasur një efekt negativ te braziliani.

Meunier tani luan për Borussia Dortmund në Bundesligë, por ai kaloi tre sezone duke luajtur për kampionët e Ligue 1, shkruan Periskopi.

Ai diskutoi kohën e tij në klub në një intervistë me gazetën gjermane Kicker dhe u fokusua shumë në kohën e tij me Neymar. Ai tha se sulmuesi “e humbi magjinë e tij në PSG”.

Mbrojtësi i djathtë i Borussia Dortmund gjithashtu e deklaroi se është një tifoz i sulmuesit brazilian gjatë kohës së tij në Barcelonë, por beson se ai kurrë nuk ishte më në gjendjen e tij më të mirë kur u largua për në Francë në vitn 2017.

“Më duhet të pranoj se isha një tifoz i madh i Neymar kur ai ende luante për Barcelonën. Rikthimi [6-1 kundër PSG] ishte gjithçka për të. Nëse do të kisha qenë 10 vjeç, do ta kisha pasur posterin e tij në dhomën time”, ka rrëfyer ai.

Meunier foli edhe për largimin e tij nga klubi francez në vitin 2020.

“Në Paris, drejtori sportiv në atë kohë, Leonardo, më tërhoqi pasi nuk donte të rinovonte kontratën time. Gjithçka ndodhi pa mua, deri në finalen e Champions League ku e meritoja të isha”, tha ai.

Shpërndaje në: