Ish lojtari i Real Madridit beson se do të ndodh mrekullia ndaj Chelseat

Ish lojtari i Real Madridit beson se do të ndodh mrekullia ndaj Chelseat

Nuri Sahin beson se ish-klubi i tij, Real Madrid, do ta mposhtë Chelsean dhe do të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Mesfushori turk nuk e hedh poshtë as mundësinë që Paris Saint-Germain ta arrijë një rikthim dramatik kundër Manchester City në gjysmëfinalen tjetër këtë javë, transmeton Periskopi.

E marta dhe e mërkura premtojnë të jenë dy net mahnitëse në garën elitare evropiane për klube.
Reali dhe Chelsea barazuan 1:1 në ndeshjen e parë javën e kaluar në Madrid, ndërsa City është favorit i madh për ta arritur finalen e parë në Ligën e Kampionëve, pasi e fitoi 2:1 ndeshjen e parë në Paris.

Sahin, i cili e kishte arritur finalen e Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmundin në vitin 2013, e kaloi një sezon në fanellën e Realit në edicionin 2011/12 dhe beson se djelmoshat e Zinedine Zidane zotërojnë cilësitë dhe përvojën për ta tejkaluar skuadrën në formë të Chelseat.

Duke folur për Goal, Sahin tha: “Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur, sic ishte edhe ndeshja e parë. Mezi pres ta shikoj”.

“Të dy skuadrat janë në një moment të mirë. Chelsea po luan shumë mirë nën udhëheqjen e Thomas Tuchel. Mbase ajo është skuadra që po e luan futbollin më të mirë taktikisht për momentin”, shtoi ai.

“Por në anën tjetër, e kemi bosin e Ligës së Kampionëve, Real Madridin dhe Zinedine Zidanin! Iu uroj fat atyre dhe mendoj se do t’ia dalin”.

Shpërndaje në: