Ish-luftëtari që stërviti bashkë me Adem Jasharin, tregon për karakterin e legjendarit: Ka qenë njeri gazmor

Ish-luftëtari që stërviti bashkë me Adem Jasharin, tregon për karakterin e legjendarit: Ka qenë njeri gazmor

Luftëtari Faton Gajtani, ka folur për karakterin e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.

Gajtani ka thënë se ka pasur rastin ta njohë personalisht Jasharin pasi që së bashku kishin kryer ushtrimet e para ushtarake në Tiranë.

Ai ka thënë se Adem Jashari ka qenë njeri gazmor dhe jo siç flitet për të.

“Përveç fizikut, ka qenë njeri gazmor. Shpesh kur flitet për Adem Jasharin, flitet për një hero sikur ishte i mrrolur. Ka qenë gazmor në fakt, korpulent, shoqërues, kemi vallëzuar e kënduar mbrëmjeve”, është shprehur  Gajtani.

Tutje, Gajtani foli edhe për grupin e Drenicës, pjesë e së cilit ishin Ilaz Kodra, Murat Jashari e të tjerë.

“Ka qenë normal, por veprat i ka pasur pak më ndryshe se të tjerët. Grupi i Drenicës ishte pak më i organizuar sesa ne”, tha Gajtani.

“Adem Jashari, Murat Jashari, Sahit Jashari, Adem Dërguti… Ilaz Kodra, i cili me grupin e Drenicës, është dalluar”, shtoi Gajtani.

Shpërndaje në: