Ish-ministri Agani: Qeveria Kurti ka mungesë të përvojës e planifikimit në adresimin e sfidave

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se në situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova, Qeveria po mundohet t’u përgjigjet nevojave të kohës, përkundër ngecjeve dhe vonesave në disa sektorë.Tutje, ai tha se vonesat kanë ndodhur në planifikimin e masave rreth situatës epidemiologjike dhe në rrafshin e politikës së jashtme.“Qeveria në situatën aktuale me gjitha këto sfida veçanërisht të pandemisë është duke u përpjekur që tu përgjigjet nevojave të kohës.

Megjithatë në disa sektorë po vërehen vonesa në veprim dhe ngecje të cilat mund të kenë pasoja në të ardhmen. Në veçanti ka qenë një problem me një vonesë të theksuar në planifikimin e duhur të masave në këtë valë të pandemisë e cila është dashur të pritet”.

“Pra ka ndodh një vonesë në veprimin epidemilologjik e zhvillimit të ngjarjeve në muajin gusht dhe shtator veçanërisht kur kanë ardhur mërgata në numër tejet të madh. Poashtu disa ngecje që duhet të tejkalohen më shpejt janë në rrafshin e politikës së jashtme. Mendoj se plotësimi i vendeve të lira në misione diplomatike duhet të ndodh më shpejt dhe të zvogëlohen pasojat e veprimit diplomatik të Serbisë në periudhën e ardhshme”.Sipas tij, Qeveria e re kur ka ardhur në pushtet është dashur të ketë plan për zëvendësimin e ambasadorëve dhe të bëjë plotësimin e tyre.

“Këtu jemi të bëjmë me një vonës të zhvillimit të ngjarjeve. Mendoj se Qeveria e re kur ka ardhur në pushtet është dashur që të ketë një plan më të detajuar të veprimit. Nëse ka pasur plan të bëjë zëvendësimin në masë të ambasadorëve atëherë është dashur të ketë planin përgatitës dhe të veprojë menjëherë në drejtim të plotësimit të vendeve”.“Edhe këtu e kemi një vonesë në veprim. Dhe këto ditë po shihet se janë marrë masa të duhura dhe shpresoj së shpejti do të realizohet. Por mungesa e përvojës në qeverisje i ka pasojat e veta dhe shpresoj që Qeveria do të nxjerrë mësime nga përvojat e kaluara dhe në periudhën e ardhshme do të ketë veprim më të shpejt në adresimin e çështjeve të rëndësishme për vendin”.Paoshtu Agani theksoi se ka mungesa të përvojës dhe planifikimit në adresimin e këtyre çështjeve, raporton EO.

“Unë mendoj që është çështje e mungesës së përvojës në adresimin e këtyre problemeve. Mungesës së planifikimit më kohë të veprimeve politike pas vendimeve të cilat i kanë marrë mendoj se ka pas vonesa në planifikim”

Shpërndaje në: