Ish-ministri i Jashtëm: Kurti e ka humbur rrugën – nuk është i prirur për asgjë

Ish-ministri i Jashtëm: Kurti e ka humbur rrugën – nuk është i prirur për asgjë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të mërkurën, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, posaçërisht sa i përket agjendës së jashtme, duke marrë parasysh se përkundër vizitave rutinore në Turqi e Greqi, ai qëndron veçanërisht i izoluar nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) e Bashkimi Evorpian (BE).

“Kryeministri i Kosovës ka humbur rrugën. Një muaj pas vizitës në Turqi, ku takoi [presidentin turk, Recep Tayyip] Erdogan, ai vizitoi sërish Turqinë, duke kaluar 4 ditë në një ‘vizitë pune’ në Izmir. Nuk ka asgjë të keqe nga vizita në Turqi, por Kurti është një kryeministër i një vendi me shumë sfida”.

“Para Izmirit, ai ka kaluar disa ditë në një seminar në Greqi. Ai ka qenë jashtë vendit për 9 ditë rresht. Kurti është i izoluar dhe ka shumë pak vizita bilaterale. Ai në të vërtetë nuk mund të shkojë në SHBA sepse i ka djegur me vetëdëshirë marrëdhëniet me administratën amerikane”, ka shtuar Selimi.

“Pse Kurti dëshiron të jetë kryeministër? Ai ka zero kuptueshmëri apo interes për ekonominë… Ai nuk është i prirur për për të zgjidhur problemin e madh në dialogun me Serbinë. Marrëdhëniet e Kurtit me kolegët e rajonit nuk ekzistojnë… Pavarësisht se ka një shumicë të madhe, kjo qeveri dhe ky parlament është statistikisht më i dobëti në historinë moderne të Kosovës”.

Shpërndaje në: