Ish-ministri serb: Është e vështirë të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi

Ish-ministri serb: Është e vështirë të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi

Presidenti i Këshillit për Strategji të Politikave dhe ish -ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac tha  se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një marrëveshje detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se ishte i nevojshëm një “marrëveshje fazore” që do të mundësonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Ka përshtypje se me hyrjen e Lajçakut dhe veçanërisht Grenellit, të cilët përfaqësojnë BE-nw dhe SHBA-nw, kërkimi për një zgjidhje u përshpejtua në procesin e negociatave. Takimi në Paris me pjesëmarrjen e liderëve të Francës dhe Gjermanisë tregon dëshirën që BE të jetë ndërmjetësi kryesor negociues ”, tha Shutanovac për Blicin serb, transmeton Klan Kosova.

“Sidoqoftë, përpjekja e tyre për të gjetur një zgjidhje krijuese është shumë më pak se ajo amerikane, dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një marrëveshje detyruese që duhet të bazohet në një kompromis, dhe jo në kërkesat dhe ultimatumet e secilës palë”, shtoi ai.

Ai beson se ka nevojë për një marrëveshje fazore që do të mundësonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve, por edhe të respektonte realitetin se nuk bëhet fjalë vetëm për raportet midis Beogradit dhe Prishtinës, as për problemin rajonal, por që nga lufta në Ukrainë, problemi i Kosovës ka implikime më të mëdha.

Duke iu referuar  aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Shutanovac tha se në fund të vitit të kaluar dukej që Vuçiq dhe Thaçi mund të arrinin një lloj marrëveshje të qëndrueshme, por që edhe atëherë ishte e qartë se kishte qendra të pushtetit që nuk ishin për marrëveshje që do t`i bënin vetë Beogradi dhe Prishtina, transmeton Klan Kosov

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot…

Mandl: S’mund të ketë Republika Srpska në Kosovë, nuk guxon të cenohet kushtetuta

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i…

Sela e pranon ofertën e Ahmetit për koalicionin në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes…

Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes,…

PDK-ja pret pajtimin e partive të tjera që zgjedhjet të mbahen më 9 qershor

Me gjithë gatishmërinë e shprehur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, partitë politike ende nuk…

Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Nagavcit

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala  ka folur në lidhje me paralajmërimin për grevë. Ajo është…

Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka folur për dështimin e themelimit të…