Ish ministri serb shkon larg: NATO-ja s’ka forcë kundër ushtrisë së Serbisë

Ish ministri serb shkon larg: NATO-ja s’ka forcë kundër ushtrisë së Serbisë

Ish ministri i mbrojtjes së Serbisë, Dragan Sutanovic, ka dalur qesharak në komentet e fundit që ka bërë me një përdorues në Twitter, duke i thënë se nuk ka forca që mund të kundërshtojnë ushtrinë serbe.

Në një postim në Twitter, Sutanovic iu përgjigj komentit të një përdoruesi i cili shkroi se ushtria serbe nuk ka asgjë për të mposhtur NATO’n dhe shqiptarët e Kosovës.

“NATO në Kosovë nuk ka forca që mund të kundërshtojnë Ushtrinë Serbe, dhe aq më pak forcat e Kosovës, kështu që pyetja nuk është nëse Serbia ka diçka për të kundërshtuar, por pse do ta bënte atë “,u përgjigj Sutanovic.

E në lidhje me çështjen se “paktit të NATO -s i duhen 15 minuta për të përcjellur forcat e tij nga Adriatiku në Kosovë dhe se 100 avionë mund të fluturojnë nga Avijani në gjysmë ore, si dhe se në një ose dy ditë anëtarët e NATO -s që rrethojnë Serbinë mund të dërgojnë trupat “, ish ministri serb tha ‘’se nuk është e mundur’’.

Kujtojmë se ka rreth 8 ditë prej kur Njësia Speciale është vendosur në kufirin me Serbinë, për zbatimin e reciprocitetit të targave, derisa sot gjatë ditës është raportuar se KFOR mund të ndërhyjë për deeskalimin e situatës. Për këtë ka folur edhe kryeministri Kurti i cili tha se nuk ka ndonjë informacion nëse është planifikuar ndërhyrja e KFOR.

Shpërndaje në: