Ish-ministrja mendon se më 13 tetor nuk do të ketë vendim për liberalizmin e vizave

Ish-ministrja mendon se më 13 tetor nuk do të ketë vendim për liberalizmin e vizave

Ish-ministrja e Integrimit Evropian dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, në Tëvë 1 foli për temën e liberalizimit të vizave që pritet të diskutohet në takimin e Grupit Punues të Këshillit Evropian, i cili do të mblidhet më 13 tetor të këtij viti.

Ahmetaj tha se kjo datë assesi nuk do të jetë vendimtare për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Sipas ish-ministres së integrimit, fakti që kryediplomati çek, Jan Lipavsky takoi sot zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, nënkupton që ka kërkuar garanci nga Qeveria e Kosovës se do të jetë e gatshme për ta arritur marrëveshjen me Serbinë. Sipas saj, ky garancion do u komentohej ministrave të shteteve anëtare të BE-së dhe më tutje do t’i hapte rrugë heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ajo çka unë pres me datën 13 tetor është që ministrat e brendshëm dhe ministrat e drejtësisë të shteteve anëtare pasi ta kenë këtë konfirmimin nga Qeveria e Kosovës do të mund të procedojnë më tutje për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Por assesi nuk do të jetë datë e cila do të jetë vendimtare, ky është një ndër hallkat apo zinxhirët vendimmarrës brenda Bashkimit Evropiajn e cila  më tutje do të vazhdojë në institucionet tjera”, tha ajo për Tëvë1.

Ajo tutje në emisionin “Ditari” tha se nga ky takim është e rëndësishme të merret konfirmim final nga KE-ja.

“E rëndësishme është të merret konfirmimi final nga Këshilli Evropian dhe pjesa tjetër pastaj janë procedura teknike të cilat janë pak të rëndësishme”, tha ajo.

Shpërndaje në: