Ish njeriu i Çakorrit: Shpejtim Bulliqi i uron ditëlindjen gruas së ish presidentit Obama

Periskopi.com Fun

Kryetari i Podujevës dhe njeriu që popullarizoi çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, i ka uruar ditëlindjen hiç më pak se gruas së ish presidentit amerikan Barack Obama, Michelle-s.

Ish presidenti Obama e ka shpërndarë në Facebook një fotografi të gruas së tij duke i uruar ditëlindjen.

Dhe turmës së komentuesve i është bashkuar edhe kryetar Bulliqi që ka shkruar “Happy Birthday”, përcjell Periskopi.

Bulliqi prej fund-vitit të kaluar është kryetar i Podujevës dhe besohet se do të rikandidojë nga Vetëvendosje për një mandat tjetër në tetorin e këtij viti në zgjedhjet lokale.

Bulliqi ishte kryetar i komisionit për korrigjimin e shenjimit të kufirit me Malin e Zi por nuk dihet nëse vazhdon të mbetet në këtë funksion. Kolegu i tij Florim Isufi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. /Periskopi

Shpërndaje në: