Ish-polici në Britaninë e Madhe: 98% e shqiptarëve janë punëtorë

Ish-polici në Britaninë e Madhe: 98% e shqiptarëve janë punëtorë

Ish-polici, Ilir Dedaj, i cili jeton në Britaninë e Madhe thotë se 98% e shqiptarëve që jetojnë atje, janë njerëz punëtore.

Në Euronews Albania, Dedaj u shpreh se shqiptarët protestuan më 12 nëntor në Londër, për të treguar se nuk janë kriminelë, por qytetarë normal që jetojnë e punojnë në Britani.

“Kudo që të lëvizësh, edhe brenda Shqipërisë të lëvizësh, nga Tirana të shkosh në një qytet tjetër, ka vështirësitë e saj. Në radhë të parë je në një ambient të panjohur. Pastaj, është kultura, mënyra e jetesës, shoqëria, gjithçka. Ka pasur vështirësi dhe opinionet kanë qenë nga më të ndryshmet, por unë di të them që ne jemi ingranuar shumë shpejt me jetën këtu, sepse 98% e shqiptarëve, ta them me pastërti, janë njerëz punëtorë, kanë parë punën e tyre, sesi do të mbajnë familjen, sesi do të mundohen të ingranohen në Shqipëri.

Ajo që doli kohët e fundit nga emigrimi i shqiptarëve dhe thirrja ksenofobe e kësaj ministre, ishte ajo që na bëri bashkë ne shqiptarëve të tregojmë më datë 12, se ne nuk jemi kriminelë, jemi njerëz normal si çdo qytetar që ka ndërtuar në Britani”, theksoi ai.

Shpërndaje në: