Ish-portieri i Hatayspor me fjalë të dhimbshme: Kjo ishte shtëpia ime, u rrënua nga tërmeti

Ish-portieri i Hatayspor me fjalë të dhimbshme: Kjo ishte shtëpia ime, u rrënua nga tërmeti

Portieri maroken Munir Mohamedi, i cili u largua nga Hatayspor në fillim të sezonit, ndau imazhin e fundit të shtëpisë së tij të vjetër të dëmtuar nga tërmeti në rrjetet sociale.

“Nuk mund të ndalem së menduari për vuajtjet e kaq shumë familjeve për shkak të kësaj fatkeqësie. 7 muaj më parë, kjo ishte shtëpia ime”, shkroi ai.

“Nuk jam më në Hatay, por vuaj shumë për shkak të dashurisë që kam për Hatay dhe popullin e tij, Turqinë. I shoh imazhet, po më digjet zemra. Njerëzit humbën gjithçka. Të gjithë kanë nevojë për bashkëpunimin dhe ndihmën tonë. Kjo fatkeqësi mund t’i ndodhë kujtdo në botë. I dërgoj të gjitha lutjet e mia njerëzve të prekur nga tërmeti. Unë jam me ju”, tha ai ndër të tjerash.

Shpërndaje në: