Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter lirohet nga spitali

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, është liruar nga spitali.

Sipas Qendrës Carter, Jimmy Carter u lirua pasditën e së mërkurës.

“Ai tha se mezi pret pushimin e mëtutjeshëm dhe rimëkëmbjen në shtëpi në Plains, Georgia. Ai dhe zonja Carter i urojnë të gjithëve paqe dhe gëzim këtë sezon të festave,” shkruan deklarata nga Qendra Carter.

Carter 95 vjeçar u pranua në Qendrën Mjekësore Phoebe Sumter në Americus, fundjavën e kaluar.

Ai më parë ishte shtrirë në spital më 11 nëntor për një procedurë për të lehtësuar presionin në trurin e tij.

Presioni u shkaktua nga gjakderdhja, tha Qendra Carter në atë kohë.

Shpërndaje në: