Ish-presidenti i Kazakistanit: Kosova po na kërkon njohje

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev tha se vendi i tij nuk e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë, por nuk e mbështet as Ukrainën.

Duke folur për këtë çështje, ai tha se Kosova po kërkon që Kazakiztani ta njohë pavarësinë e saj.

“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, sepse atëherë duhet ta kishim njohur Osetinë e Veriut, Abkhazinë dhe Kosovën. Edhe Kosova po na kërkon njohje”, tha Nazarbayev në një intervistë.

“Por ne nuk e mbështetëm as Ukrainën”, shtoi ai.

Moska e pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe që atëherë ka mbështetur separatistët që luftojnë në Kiev në lindje të vendit. Më shumë se 13,000 njerëz kanë vdekur në konflikt.