Ish prezantuesja e ‘X Factor’ është vetëvrarë

Periskopi.com Showbiz

Ylli i TV-së, Caroline Flack mori jetën e saj ndërsa ajo po përballej me process gjyqësor.

Ish prezantuesja e ‘Love Island’ dhe ‘X Factor’ ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Stoke Newington, Londër, më 15 shkurt.

Një ditë para vdekjes së saj zonja Flack kishte zbuluar se ajo do të ndiqej penalisht dhe kishte frikë nga presioni i mediave.

Mjekja Ligjore Mary Hassell zyrtarisht tha se vdekja e saj ishte një vetëvrasje.

Zonja Hassell tha se Flack, ishte vetëvrarë pas një gjendjeje të rënduar stresi dhe ankthi. Sipas mjekes ligjore gjendja e shëndetit mendor të prezantueses ishte rënduar.

Shpërndaje në: