Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë fiton gjyqin ndaj qeverisë britanike, i detyrohen t’i paguajnë afër gjysmë milioni

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë fiton gjyqin ndaj qeverisë britanike, i detyrohen t’i paguajnë afër gjysmë milioni

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike më të cilën ka arritur marrëveshje gjyqësore që t’i marrë hiç më pak se 423 mijë pounds, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Bamieh, në kohën kur punonte si prokurore në EULEX, ajo kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Megjithatë, zyrtarët qeveritarë i thanë asaj që të injoronte provat e dukshme të marrëveshjes së fshehtë në misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

Në atë kohë, asaj iu shkëput kontrata.

Bamieh ishte duke punuar në Kosovë si prokurore ndërkombëtare për EULEX-in kur ngriti për herë të parë shqetësimet e saj në mesin e vitit 2012.

Eulex kishte kushtuar më shumë se 1 miliard euro (703 milion £) për t’u krijuar nga BE-ja, me një premtim për të ndjekur “peshqit e mëdhenj” në mesin e politikanëve kosovarë që pretendohej se ishin të përfshirë në krimin e organizuar.

Bamieh, e cila ishte marrë me krimet e luftës dhe krimin e organizuar, i tha gjykatës se një dështim nga FCDO për të mbështetur dhe ndërhyrë çoi në përfundimin e punësimit të saj në FCDO në fund të 2014.

Për herë të parë që nga zgjidhja, Bamieh për ‘Guardian’ tha se ajo duhej të ishte lavdëruar për ekspozimin e provave të korrupsionit, por në vend të kësaj u keqtrajtua dhe u detyrua të largohej nga puna.

“Besoj se duhet të isha lavdëruar dhe mbështetur nga FCDO për ngritjen e shqetësimeve të mia rreth korrupsionit të mundshëm brenda EULEX-it dhe trajtimit që kam pësuar më pas, por në vend të kësaj u ndjeva e braktisur,” tha ajo.

 

Shpërndaje në: