Ish-prostituta kandidon për kryebashkiake të Hamiltonit në Zelandën e Re

Ish-prostituta kandidon për kryebashkiake të Hamiltonit në Zelandën e Re

Një ish-prostitutë ka vendosur t’i futet politikës në Zelandën e Re. Bëhet fjalë për Lisa Lewis, e cila synon tashmë të bëhet kryebashkiake e Hamiltonit, një nga tre qytetet më të mëdha në Zelandën e Re, transmeton Shqip.

Dikur ajo vraponte e veshur me bikini në fushat e futbollit, ndërsa sot ka ëndërr të ngjitet në karrigen e kryebashkiakes.

Ajo kandidoi edhe në vitin 2010 për qytetin e 3-të më të madh në Zelandën e Re dhe mori më pak se 12 mijë vota se fituesja e atëhershme Julie Hardaker.

Në lidhje me kandidimin e fundit, ajo ka deklaruar se para qytetarëve do të bëjë transparencë. “Në 2010-n nuk u përpoqa sa duhej. Isha e re dhe e papjekur. Në moshën 30-vjeçare më dukej vetja shumë e re për t’u bërë kryetare bashkie, ndërsa tani që jam 38 jam pjekur shumë dhe kamë mësuar nga eksperiencat e mia në jetë, përfshirë këtu edhe ato më të çmendurat”, është shprehur ajo.

Shpërndaje në: