Ish-shefi i AKI-së: Shërbimi Sekret serb kishte tentuar të vriste Hashim Thaçin më 2014

Ish-shefi i AKI-së: Shërbimi Sekret serb kishte tentuar të vriste Hashim Thaçin më 2014

Bashkim Smakaj deklaroi se Shërbimi Sekret serb kishte tentuar që ta vrasin ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Smakaj tha se tentim-vrasja ndaj Thaçit ishte bërë më 2014.

Asokohe, Thaçi, po ushtronte postin e kryeministrit të Kosovës, pra në periudhën 2011-2014.

“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, tha ish-kreu i AKI-së në T7.

Smakaj poashtu deklaroi se vrasja e Thaçit po planifikohej të bëhej me snajper.

“Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Kryeministrit. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar”, sqaroi tutje ai.

Ai tha gjithashtu tha se i lartcekuri ishte snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci.

Shpërndaje në: