Ish-shefit të NATO-s i ndalohet hyrja në SHBA
SHBA ka ndaluar hyrjen në vend, Havier Solana, ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-ministër i Jashtëm spanjoll, pasi udhëtoi për në Iran, një nga vendet të cilat presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka vendosur në “listën e zezë” të tij.
Solana, i cili duhej të mbajë një fjalim në Institutin Brookings në Uashington, iu mohua viza amerikane në sistemin elektronik “për shkak të vizitës së një shteti armik”, shkruan gazeta spanjolle Pais.



