Ish shoku i skuadrës me Zidane dënohet me pesë vite burg

Ish shoku i skuadrës me Zidane dënohet me pesë vite burg

Tony Vairelles, një ish-reprezentues francez që luajti përkrah Zidane, u dënua me pesë vjet burg (dy prej të cilave u pezulluan) për tentativë vrasjeje.

Rasti daton në një episod që ndodhi 11 vjet më parë, në një klub nate në Meurthe-et-Moselle, me sulmuesin, aktualisht 49 vjeç, që qëlloi rojet e sigurisë natën.

Tre vëllezërit e Tonit u dënuan gjithashtu nga Gjykata Penale e Nansit: Fabrice u dënua gjithashtu me pesë vjet burg (dy të pezulluar), ndërsa Jimmy dhe Giovan tre (dy të pezulluar).

Vairelles, e përfundoi karrierën e tij në 2011, bëri 557 paraqitje, shënoi 148 gola, duke luajtur për Lyon, Lens, Nancy, Bordeaux, Bastia, Rennes, Tours, Gueugnon, Lierse dhe Dudelange.

Shpërndaje në: