Ish-snajperisti i huaj i UÇK’së me kallëzim penal – Si iu kishin gjuajtur militantët e VV’së pasi kishte kritikuar Hekuran Muratin

Ish-snajperisti i huaj i UÇK’së me kallëzim penal – Si iu kishin gjuajtur militantët e VV’së pasi kishte kritikuar Hekuran Muratin

Ish-snajperisti gjermano-amerikan që luftoi për UÇK-në, Mike Spath, sot ka paralajmëruar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, për shkak të kërcënimeve të shumta dhe të vazhdueshme që po i merr nga militantët e këtyre partive. Në fakt, Spath këtë gjë e kishte paralajmëruar qysh moti, e si duket fluksi i komenteve negative i është shtuar pas kërkesës për dorëheqje të ministër Hekuran Muratit, shkruan Periskopi.

Ish-snajperisti  i huaj, kontribues në luftën e fundit të Kosovës ka deklaruar se komentet e kërcënimet që po i merr nga militantët e Vetëvendosjes nëpër rrjete sociale po ia shkatërrojnë reputacionin por edhe marëdhëniet me familjen e miqtë.

‘’Nëse shikoni ato pamje të “screenshots” dhe komentet, do të shihni se janë shumë të dëmshme dhe të rrezikshme, plus që ju shkatërron besueshmërinë tuaj në baza ndërkombëtare sepse ato janë publike.Kjo jo vetëm që shkatërron reputacionin tuaj, por shkatërron marrëdhëniet, familjet dhe miqtë.’’, ka shkruar ai në Facebook.

Me rastin, ai u kërkon ndërkombëtarëve që të merren.

‘’Prandaj, unë po i kërkoj Komunitetit Kombëtar dhe Ndërkombëtar dhe Agjencive të Zbatimit të Ligjit që të ndërmarrin veprimet e duhura në ato çështje, po u kërkoj Dëshmitarëve që të dalin përpara.’’.

E për kërcënime të tilla, Spath kishte paralajmëruar edhe në fillim të muajit të kaluar. Kjo pas kërkesës së tij publike për dorëheqjen e ministrit Hekuran Murati nga posti, duke qenë se atij u rikthyen disa deklarata ofenduese e poshtëruese ndaj ushtarëve të UÇK’së. Murati më 2016, kishte thënë ndër të tjerash se ”Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, veteranët po na kushtojnë shumë”.

Spath pas kësaj,  kishte theksuar se militantët e VV-së janë munduar “të ia mbajnë gojën” mbyllur përmes kërcënimeve, sharjeve dhe metodave të ndryshme. Megjithatë, para një muaji thoshte se këto gjëra nuk e shqetësonin.

“Epo meqenëse ju militantët e VV-së keni sharë, kërcënuar dhe metoda të tjera përpiqeni të më mbani gojën mbyllur, a kam pasur një pikëpamje për Diskutimet ndërkombëtare. Ju lutem mbajini mendimet tuaja të urryera, nuk më shqetëson. Por mos harroni se personi juaj më i madh i të zgjedhurve në qeverinë aktuale, ju quajti 45% analfabetë dhe të lehtë për t’u bindur. Pra, ju lutemi vazhdoni me karakterin tuaj imagjinar dhe propagandën, por nuk mund të ndryshoni Faktet dhe Historinë”.

Michael Spath ka shërbyer vullnetar si snajperist në luftën e Kosovës në Koshare. Spath gjatë luftës së Kosovë është plagosur tri herë. Snajperi Spath, nga ish presidenti Hashim Thaçi është dekoruar me Urdhrin “Adem Jashari” si dhe ka marrë edhe nënshtetësinë e Kosovës, të vetmen dëshirë që e ka pasur pas luftës. Ai po vazhdon t’i trajtojë plagët që i ka marrë gjatë luftës së fundit në Kosovë./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: