Ish-sportisti shqiptar vdes nga Covid-19

Ish-sportisti shqiptar vdes nga Covid-19

Një tjetër ish-sportist shqiptar humbet betejën me koronavirusin. Ish-basketbollisti dhe ish-gjyqtari i volejbollit

Petraq Gjogu vdiq dje në moshën 72-vjeçare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore prej koronavirusit.

Sipas informacioneve, ai ishte shtruar në spital prej dy javësh duke qëndruar i intubuar.

Ai ka luajtur me skuadrën e Tomorit në basketboll, ndërsa pas tërheqjes nga basketbolli, u emërua gjyqtar i volejbollit. Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjytar i Kolegjit të Arbitrave të Volejbollit në Berat.

Gjithashtu, ai ka dhënë kontribut dhe në politikë, ku ka drejtuar në vitet ’90 degën e Partisë Demokratike të Beratit.

Kryetari i degës së PD-së së Beratit Gazmend Azizi shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Petraq Gjogut.

“Covidi mori edhe një tjetër nga miqtë tanë më të mirë.  Petraq Gjogu, demokrat i orëve të para, një bashkëshort dhe baba i shkëlqyer, një shok dhe mik shumë i mirë, një ish- sportist që ka lënë gjurmë, dhe ka bërë histori në sportin beratas, një qytetar shembullor do t’i mungojë sot e përgjithmonë qytetit, dhe qytetarëve beratas.Ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të afërmve. Lamtumirë Petraq! Pusho i qetë dhe qofsh i parajsës”, shkruan ai në mesazhin e ngushëllimit në rrjetet sociale.

Shpërndaje në: