
Ish-studentja e Besnik Bislimit në AUK, emërohet në një pozitë të rëndësishme nga Qeveria
Dije Rizvanolli është votuar në Qeveri për përfaqësuese në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës.
Propozimin e dha ministri Hekuran Murati gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ndërkohë që më pas u votua. E zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që udhëhoqi mbledhjen në mungesë të kryeministrit Kurti, tha se ‘shpreson që ky emërim nuk do të interpretohet si konflikt interesi’ – duke treguar tutje se Dije Rizvanollin e kishte student në Universitetin Amerikan. (Ne nuk po e interpretojmë si konflikt interesi, vetëm po e japim si informacion)
Ministri Hekuran Murati: Emërimi i përfaqësuesit të Kosovës në Këshillin Administrativ në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës.
Tani që kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ne veçse jemi pra anëtarë në Bankën Zhvillimore të këtij Këshilli dhe marrë parasysh që kemi raporte tepër të mira në këtë bankë, duhet ta vazhdojmë edhe përfaqësuesin në Këshillin e kësaj banke, që të përfaqësohemi sa më mirë dhe të kemi raporte sa më të mira me bankën.
Në raport me persononin, propozohet zonja Dije Rizvanolli, që është vijimësi e pozitës së njëjtë që ka përfaqësuar qeverinë edhe më parë.
ZV.KM Besnik Bislimi: Konstatoj se edhe ky propozim i zotit Murati është miratuar njëzëri. Shpresoj që kjo nuk do të interpretohet si konflikt interesi në rastin tem për arsye se Dija ka qenë studente e imja në Universitetin amerikan. /Periskopi