Ish-tenistja numër 1 akuzon zyrtarin e lartë kinez se e detyroi të bënte seks me të, postimi fshihet nga interneti në Kinë

Ish-tenistja numër 1 akuzon zyrtarin e lartë kinez se e detyroi të bënte seks me të, postimi fshihet nga interneti në Kinë

Tenistja nga Kina, Peng Shuai publikisht ka akuzuar një zyrtar komunist tashmë të pensionuar për sulm seksual.

Peng ka thënë se Zhang Gaoli, e kishte “detyruar” atë të ketë marrëdhënie seksuale me të.

Kjo është hera e parë që një akuzë e tillë është bërë kundër një zyrtari të lartë politik në Kinë.

Zhang nuk është përgjigjur ndaj akuzave. Postimi që nga atëherë është larguar nga interneti në Kinë, shtet që njihet si komunist.

Zhang 75-vjeçar ka shërbyer si zëvendës-kryeministër i Kinës nga viti 2013 deri më 2018 dhe ishte aleat i afërt me presidentin Xi Jinping.

Peng Shuai më herët ka qenë numër një në botë në duelet për çifte.

Shpërndaje në: