Ish-ushtari i UÇK’së jep këtë ide për kapjen e kriminelëve serbë të luftës në Kosovë

Ish-ushtari i UÇK’së jep këtë ide për kapjen e kriminelëve serbë të luftës në Kosovë

Ish-pjesëtari i UÇK’së, Ridvan Tahiri, ka propozuar themelimin e një agjencie intelegjente për kapjen e serbëve që kanë kryer krime e që ndodhen në shtete tjera.

Një praktikë të tillë e kishte ndjekur Izraeli.

Tahiri, ka thënë se vetëm kryetari aktual i PDK’së mund ta bëjë një gjë të tillë.

“Per kapjen e kriminelve te luftes te cilet kan kryer krime dhe gjenocid mbi popullin shqiptar ne luften e Kosoves. 1.Skuadra e vëzhgimit 2.Skuadara e intervenimit dhe arresitimit.3.Skuadra diplomatike e cila merret me kordinimin e shteteve mike per ekstardim. Kete mund ta ben vetem nje njeri Kadri Veseli”, ka shkruar Tahiri në Fb.

I njëjti ka publikuar fotografi të trajnimeve jashtë Kosovës. Në njërën prej bluzave që ka veshur i shkruan “Israel Tactical Schooll, Counter Terror Academy”.

Nuk dihet nëse në këto trajnime ka shkuar si zyrtar i Kosovës apo është në kapacitete private.

 

Shpërndaje në: