Ish-ylli i Chelseat ‘godet’ Hazard: Atij nuk i pëlqen të lodhet shumë në stërvitje

Ish-ylli i Chelseat ‘godet’ Hazard: Atij nuk i pëlqen të lodhet shumë në stërvitje

John Obi Mikel ka vlerësuar talentin e ish-shokut të skuadrës së Chelseat, Eden Hazard, ndërsa e vuri në pikëpyetje etikën e tij të punës.

Mesfushori nigerian, i cili luajti 11 sezone te Chelsea, duke përfshirë pesë bashkë me belgun, tha se ai kurrë nuk kishte luajtur me askënd me aftësi natyrale si të Hazard teksa e zgjodhi Frank Lampard si lojtarin që stërviti më shumë.

Ai nuk mund të thoshte të njëjtën gjë për Hazard, i cili la Londrën për Real Madrid këtë verë.

“Hazard ka një talent të jashtëzakonshëm”, i tha Mikel beIN Sports në Turqi. “Ndoshta jo aq i mirë sa Lionel Messi, por ai mund të bëjë çfarë të dojë me topin në këmbët e tij”.

“Ai nuk do të donte të stërvitej shumë. Ndërsa ishim duke punuar ai ishte duke pritur që ne të përfundonim stërvitjen pikërisht duke qëndruar atje. Por të dielave ai ishte gjithmonë njeri i ndeshjes, ishte e pabesueshme”, zbuloi ai.

Shpërndaje në: