Ish-zyrtari i MTI-së akuzon Kurtin për reciprocitetin: Po favorizohen bizneset serbe

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur në pushtet duke proklamuar reciprocitet me Serbinë, ndërsa me të marrë udhëheqjen e shtetit ai nuk ka bërë asnjë veprim konkret, po vlerëson Albert Maxhuni, ish-këshilltar në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Nisma Socialdemokrate, ka vlerësuar se me këtë qeverisje, po u bëhet favor bizneseve serbe ndërsa po dëmtohen ato vendëse.

“Kryeministri aktual ka ardhur në pushtet duke proklamuar reciprocitetin. Me të marr detyrën ka larguar edhe masat mbrojtëse të cilat janë vendosur nga qeveritë e kaluara. Ne si Nisma kemi udhëheqë me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe aty kemi vendosur disa masa, madje kemi vendosur masa edhe për shenjat e konformitetit të cilat i ka pasur shteti i Serbisë dhe kryeministri përveç fjalëve që i ka dhënë nuk ka bërë asnjë veprim konkret. Madje ka lehtësia të cilat po shihen vazhdimisht.Kjo konsideroj që po i bëhet si favor bizneseve serbe dhe duke i dëmtuar bizneset vendore. Konsideroj që kryeministri duhet të mbajë fjalën për atë që është zotu, duke u dalë zot bizneseve vendore dhe duke u dalë zot prodhuesve vendor sepse ekonomia e vendit tonë mund të zhvillohet vetëm atëherë kur kemi një biznes të zhvilluar, kur kemi stabilitet ekonomike përndryshe nëse vazhdon me këtë avash, marrë parasysh që pandemia ka goditur shumë bizneset në Kosovë, kjo ta stagnoj zhvillimin ekonomik dhe rritjen e GJDP”, është shprehur ai.

Tutje Maxhuni se ka thënë se kjo qeverisje nuk po e mban as zotimin për menaxhim efikas të pandemisë, ku sipas tij, menaxhimi është nën nivelin zero.

“Fatkeqësisht jemi në një situatë alarmante, në kohet e fundit kemi një numër të madh të vdekje, numër rekord të infektimeve. Qeveria aktuale ka ardh me ‘bajrak në dorë’ duke tentuar t’i bind qytetarët se do të menaxhoj më mirë, por fatkeqësisht menaxhimi është nën nivelin zero”, ka shtuar ai.

Më tej Maxhuni ka përsëritur se duhet të shkurtohet fushata dhe të respektohen masat në tubimet politike.Ndër të tjera ai tha se garës për të parin e komunës së Vushtrrisë i ka hyr që t’ia kthejë dinjitetin këtij qyteti.

“Unë i jap futë kësaj gare sepse konsideroj që Vushtrria jonë, qytetit jonë ka nevojë që tu kthehet qytetarëve të saj dhe njerëzve që e duan. Përvoja ime politike, fillimisht si aktivist politik e më pas si kryetar i rinisë, anëtar i kryesisë së Nismës dhe së fundmi edhe shef i kabinetit më ka bërë që të kuptoj se sa e rëndësishme për vendin dhe shtetin tonë është të ketë njerëz që kanë guxim të marrin vendime.Përvoja ime politike dhe angazhimi im në disa procese për vendimmarrje në vendin tonë konsideroj që është pika kyçe pse unë sot jam në garën për qytetin e Vushtrrisë, angazhimi im politik nga e kaluara deri më tash më ka mësuar se sa e nevojshëm është për qytetarët e Vushtrrisë që të ketë një njeri që ka guxim të marr vendim, që i hap dyert për të gjithë qytetarët. Konsideroj që unë dhe ekipi ime përveç që kemi ndër të garojmë, kemi edhe përgjegjësi të madhe para tyre. Deri më tash komuna e Vushtrrisë ka qenë e mbyllur, për investitorët e huaj, diasporën. Problemet në bujqësi, arsim në shëndetësi më kanë shtyrë që t’i futem garës më të vetmin qëllim që qytetarëve të Vushtrrisë tu kthehet dinjiteti”.

Maxhuni vlerëson se deri më tani kjo komunë ka ngecur në disa fusha duke shënuar politizim të arsimit, mospërkrahje ndaj bujqve, bizneseve të vogla e të mesme, këto probleme të cilat sipas tij kanë bërë që Vushtrria të stagnoj në avancimin e qytetit.Ai është shprehur i bindur në rikthim të fuqishëm të Nismës në zgjedhjet lokale të vjeshtës që do të mbahen në Kosovë.

“Ky është fillimi i rritjes së Nismës Socialdemokrate, ne gradualisht do të kthehemi fuqishëm në skenën politike, ashtu siç e meritojmë sepse konsiderojmë se jemi një subjekt politikë shumë serioz, kemi sjellë projekte të rëndësishme për vendin tonë. Nisma garon në gjitha qytetet në shumicën prej tyre edhe me kandidatë për kryetar”, ka përfunduar ai.