”Isha 37 kg, por shtatzënia më shpëtoi jetën” historia e 22-vjeçares që mundi anoreksinë pas 12 vitesh

”Isha 37 kg, por shtatzënia më shpëtoi jetën” historia e 22-vjeçares që mundi anoreksinë pas 12 vitesh

Në ndryshim nga shumë bashkëmoshatare të saj, të cilat kanë pasur fatin e madh të rriten në familje të shëndetshme, 22-vjeçares australiane Iris Doyle i është dashur të kalojë gjithë jetën në një mjedis toksik mes alkoolit, dhunës dhe abuzimit me drogën. E gjendur përballë këtyre kushteve të mjerueshme e aspak të pranueshme për rritjen dhe edukimin e një fëmije, ajo vendosi që në moshën 10 vjeç të refuzonte të hante dhe të ushqehej vetëm me fruta të thata dhe perime. Ndërkohë që shoqet e saj rriteshin, Iris vazhdonte të humbte peshë në mënyrë të konsiderueshme dhe kjo gjë reflektohej jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e saj.

‘’Ishte e tmerrshme të jetoje në atë mënyrë, ishte akoma edhe më e tmerrshme të zbuloje se mamaja jote sapo kishte kryer vetëvrasje në dhomën ngjitur. Ndihesha gjithmonë e plogësht, pa jetë, kisha probleme serioze me tretjen, përqendrimin në shkollë dhe arrita të peshoja vetëm 37 kilogramë. Në ndryshim nga shoqet e mia, unë nuk kam pasur cikël menstrual deri në moshën 20-vjeçare. Isha gati të vrisja veten, por një test shtatzënie ndryshoi gjithçka”-shprehet 22- vjeçarja për ‘’Daily Mail”.

Mjekët e Iris, të shqetësuar për shëndetin e saj, e kishin paralajmëruar se do të vdiste nëse nuk kurohej, pasi problemi i saj nga psikologjik tashmë ishte kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin. Megjithatë lajmi i pritjes së ëmbël të Oliver-it, djalit të saj tashmë një vjeç, i dha kurajën e duhur për t’ia dalë mbanë dhe rindërtuar jetën.

‘’Shtatzënia më shpëtoi jetën. Nuk kam fjalë për të përshkruar çfarë eksperience e mrekullueshme ishte. Më ndihmoi që të rikuperohesha, pasi e dija që trupi im kishte nevojë për ushqim në mënyrë që bebja të ishte i shëndetshëm”.-tregon ajo.

Që prej shtatzënisë Iris mban tashmë një dietë të shëndetshme ushqimore dhe është 49 kilogramë. Ndonëse dëshiron të ketë edhe disa kilogramë më tepër, ndihet sot krenare për veten dhe ka ndarë historinë e saj për të gjitha ato gra e vajza që kanë të njëjtin problem./BURIMI ”DAILY MAIL”

Shpërndaje në: